NUI-ja e biznesit
Numri Unik Identifikues nga certifikata e ARBK-së. E shkruan te të dhënat e kompanisë në Portofol.
PortoSEF · Fiskalizimi (SEF)
Sistemi Elektronik i Fiskalizimit (SEF) i ATK-së kërkon që çdo shitje te konsumatori i fundit të ketë kupon të nënshkruar e të raportuar në kohë reale. Portofoli e bën këtë vetë, nga kasa, nga lokali dhe nga fatura, pa arkë fiskale.
Si funksionon
Çdo shitje te konsumatori i fundit merr kupon të nënshkruar dhe raportohet në ATK në çast, siç e kërkon UA (MF) 01/2026. Nga kasa, nga lokali ose nga fatura.
Çka të duhet
Numri Unik Identifikues nga certifikata e ARBK-së. E shkruan te të dhënat e kompanisë në Portofol.
Nga EDI e ATK-së: Fiskalizimi → Kërkesë për fiskalizim. Një numër për pikën e shitjes.
Çdo printer termik 80 mm ose printeri i zyrës. Pajisja fiskale nuk nevojitet.
Pyetje
Bizneset që shesin te konsumatori i fundit: dyqanet, marketet, lokalet, restorantet, shërbimet. Sipas UA (MF) 01/2026 çdo shitje e tillë merr kupon fiskal të raportuar në ATK.
Jo. Kuponi lëshohet nga aplikacioni dhe nënshkruhet me certifikatën që ATK ia jep pikës së shitjes. Për ta printuar mjafton një printer termik 80 mm ose printeri i zakonshëm.
Çelësi krijohet në serverin e Portofol-it gjatë regjistrimit dhe ruhet i enkriptuar; nuk shkarkohet dhe nuk del kurrë nga serveri. ATK nënshkruan vetëm certifikatën.
Shitja ruhet dhe kuponi mbetet me kodin QR, i shënuar si i padërguar. Kur kthehet lidhja e ridërgon në ATK me një klik.
Kuponi i sotëm anulohet me kupon anulimi; artikujt e kthyer më vonë marrin kupon kthimi. Të dy i referohen kuponit origjinal, malli kthehet në stok dhe librat përditësohen vetë.
Integrimi është testuar me shërbimin e testit të ATK-së: regjistrimi i pikës, shitja, kodi QR, kthimi dhe anulimi. Certifikimi i SEF-it nga ATK është në proces; deri atëherë përdoret ambienti i testit.
Regjistro pikën e shitjes në pak minuta, pastaj shit si zakonisht.