Shkarko

Portofol në kompjuter, tani. Në telefon, së shpejti.

Për Windows dhe Mac shkarkon programin dhe e instalon si çdo program tjetër. Për iPhone, iPad dhe Android vijnë dy aplikacione në dyqanet zyrtare: PORTOFOL dhe PortoSEF.

  • Pa vizitë tekniku
  • Instalues për Windows dhe Mac
  • Të njëjtat të dhëna kudo
  • 15 minuta nga fillimi te kuponi i parë

Shkarko

Portofol si program në kompjuter.

Instalohet si çdo program tjetër: shkarko, hap, tërhiq në Applications ose kliko Next. Hapet në dritare të vet, me ikonë në Dock ose Start.

Portofol për MacmacOS 12 ose më i ri · Apple Silicon (M1–M4) · 15 MB
Shkarko .dmg
Portofol për WindowsWindows 10 dhe 11 · instalues me Next → Install · 16 MB
Shkarko .exe

Në Mac, nëse herën e parë del "Portofol Not Opened": kliko Done, hap System Settings → Privacy & Security, lëviz poshtë dhe kliko Open Anyway. Pastaj hapet normalisht. Në Windows, nëse del "Windows protected your PC": More info → Run anyway.

Telefon dhe tablet

Së shpejti në App Store dhe Google Play.

Dy aplikacione të vërteta, nga dyqanet zyrtare: shkarko, hap, kyçu.

P
PORTOFOLGjithë biznesi në telefon: faturat, stoku, blerjet, banka, raportet, për pronarin dhe kontabilistin.
Së shpejti nëApp StoreSë shpejti nëGoogle Play
SEF
PortoSEFKuponi fiskal nga telefoni ose tableti, sipas ATK-së: shitja, anulimi, kthimi, raporti ditor, edhe pa internet.
Së shpejti nëApp StoreSë shpejti nëGoogle Play

Do të të njoftojmë sapo të dalin. Deri atëherë punon nga kompjuteri, me programin për Windows ose Mac më sipër. Më njofto →

Çka të duhet

Tri gjëra, që zakonisht i ke.

Një pajisje me shfletues

Tablet (Android ose iPad), telefon ose kompjuter (Windows, Mac). Edhe tableti i vjetër i shtëpisë mjafton për arkën; kuzhina mund të marrë një tablet të dytë për ekranin e porosive.

Internet

Wi-Fi ose të dhëna mobile. Kur bie, shitja vazhdon dhe kuponët fiskalizohen vetë sapo kthehet lidhja, brenda 48 orëve që lejon ligji.

Një printer termik 80 mm

Çdo printer termik i zakonshëm, USB, Bluetooth ose Wi-Fi. Nuk duhet arkë fiskale. Të provuar nga ne:

  • Epson TM-T20
  • Xprinter XP-80
  • Rongta RP80
  • Printerët 58 mm për sallone

Printimi bëhet nga dialogu i shfletuesit: zgjedh printerin, letra 80 mm, pa margjina. Pa driver special, pa program shtesë. Kuponi del sipas formatit të specifikimit teknik të ATK-së.

Oferta

Instalimi nga larg në 15 minuta.

Nëse nuk do ta bësh vetë, caktojmë një thirrje: ndajmë ekranin, vendosim aplikacionin në pajisjen tënde, lidhim printerin, ngarkojmë artikujt nga Excel-i yt dhe lëshojmë kuponin e parë bashkë. Falas gjatë provës.

Pyetje

Për instalimin.

A ka aplikacion në Play Store ose App Store?

Portofol vendoset nga shfletuesi si aplikacion (PWA), pa dyqan: kështu përditësohet vetë dhe punon njësoj në Android, iPhone, Windows dhe Mac. Nuk ka asgjë për të shkarkuar.

Si vijnë përditësimet?

Vetë, në sfond. Hap aplikacionin dhe ke versionin e fundit; ndryshimet ligjore (norma, formularë, afate) hyjnë në fuqi pa bërë asgjë.

A mund ta kem të njëjtën arkë në dy pajisje?

Po, në të njëjtën pikë shitjeje: p.sh. tableti në banak dhe telefoni i pronarit. Dy banakë me dy printerë janë dy arka (SEF), secila e regjistruar te ATK.

Printeri im i vjetër punon?

Nëse printon nga kompjuteri ose telefoni si printer i zakonshëm, po. Printerët e arkave fiskale të vjetra (me memorie fiskale) zakonisht nuk punojnë si printer i thjeshtë.

Çka duhet për regjistrimin e arkës te ATK?

NUI-ja e biznesit dhe numri i fiskalizimit nga EDI (Fiskalizimi → Kërkesë për fiskalizim). I shkruan te Cilësimet → Fiskalizimi dhe aplikacioni kryen regjistrimin. Më shumë te PortoSEF →