Si funksionon

Gjithçka që bën një kontabilist, nga fatura deri te deklarata.

Nuk ka import-eksport mes programesh dhe nuk ka tabela që mbushen dy herë. Fatura, pagesa, lista e pagave dhe zhvlerësimi bëhen regjistrime në ditar; TVSH-ja, librat dhe raportet lexohen prej tij.

Paneli i zyrës: mbyllja e muajit për çdo klient

Një panel për gjithë zyrën. Veprimet e shpejta në krye: deklarim i ri, libër ATK, foto në Excel, zhvlerësim, faturë, klient. Ecuria e mbylljes në përqindje, lista e muajit me katër hapa (librat ATK, TVSH, kontributet dhe pagat, deklarimet e dorëzuara) dhe rrjedha e punës: çdo klient me gjendjen e vet: për procesim, në rishikim, gati për deklarim, dorëzuar.

  • Deklarimet në shumicë: zgjedh WM, WR, TV, IL, QL ose CD, muajin dhe klientët; fushat mbushen nga të dhënat; shkarkohen si Excel dhe shënohen si të dorëzuara.
  • Librat ATK për çdo klient dhe muaj ose tremujor, nga faturat e regjistruara ose nga një listë e ngarkuar, ruhen dhe rishkarkohen.
  • Kërkimi ⌘K hap çdo klient me emër ose NUI; zilja tregon afatet e 5 ditëve të ardhshme për gjithë zyrën.
Paneli i zyrës

Fatura e shitjes dhe e blerjes

Shkruan faturën dhe e sheh letrën në anën e djathtë ndërsa shkruan. Faturën e blerjes nuk e shkruan fare: e ngarkon si PDF dhe fushat mbushen vetë. Logoja e kompanisë, ngjyra, tri paraqitje, nënshkrimet.

  • Fushat e detyrueshme: numri rendor, data, NUI, numri fiskal dhe numri i TVSH-së i të dy palëve.
  • TVSH për rresht: 18 %, 8 %, 0 %, e liruar; zbritje për rresht; artikuj me çmim të ruajtur.
  • Statusi ndjek paranë: draft, lëshuar, pjesërisht e paguar, paguar, vonuar.
  • PDF me të dhënat bankare në çdo faqe, gati për email ose printim.
  • Blerjet me numrin e furnitorit dhe ngarkesë të kundërt për shërbimet nga jashtë.
  • Nga PDF: ngarko faturën e furnitorit dhe formulari mbushet vetë me furnitorin, numrin, datën, rreshtat dhe TVSH-në. Ti kontrollon dhe ruan.
Redaktori i faturës me pamjen e drejtpërdrejtë

Deklarata e TVSH-së dhe librat

Formulari TV del nga faturat e muajit: TVSH e mbledhur nga shitjet, e zbritshme nga blerjet, për pagesë. Librat e shitjes dhe të blerjes shkarkohen si Excel në template-in zyrtar të ATK-së dhe ngarkohen në EDI ashtu siç janë, pa program tjetër në mes.

  • Për muaj, me afatin e 20-ës dhe ditët e mbetura.
  • Neto dhe TVSH sipas normës: 18 %, 8 %, të liruara.
  • Kompanitë pa TVSH trajtohen si duhet: fatura pa TVSH, pa deklaratë; librat tremujorë në formatin e shkurtër të ATK-së.
  • Template-i i ATK-së: rreshtat e kokës, numrat e kutive [9]–[30] dhe [31]–[67], kodet e NUI-së (1, 2, 3, 6, 8, 11), ndarja sipas normës, investimeve, importeve dhe ngarkesës së kundërt.
Deklarata e TVSH-së

Pagat sipas rregullave të vitit

Punëtorët me pagën bruto; lista e muajit llogaritet vetë: Trusti 5 % i punëtorit dhe 5 % i punëdhënësit, tatimi në paga me shkallë, neto për pagesë.

  • Shkallët e ATK-së: 0 % deri 80 €, 4 % deri 250 €, 8 % deri 450 €, 10 % mbi, për muaj, si kalkulatori i ATK-së.
  • Totalet për WM/CM gati për deklarim deri më 15.
  • Regjistrimi në ditar: shpenzimi i pagave, detyrimet ndaj Trustit dhe ATK-së.
  • Lista e punëtorëve nga Excel ose CSV: ngarkoje një herë, me shabllonin e gatshëm.
  • Qiraja me 9 % tatim në burim për qiradhënësit persona fizikë: regjistrohet vetë çdo muaj, me totalet për WR.
Lista e pagave

Banka, arka dhe arkëtimet

Importo ekstraktin e bankës si CSV. Çdo rresht lidhet me një faturë të hapur ose me një llogari; shumat që përputhen sugjerohen vetë. Arka mbahet veçmas.

  • Gjendja e bankës dhe e arkës në çdo moment.
  • Arkëtimet e vonuara sipas moshës: 30, 60, 90 ditë.
  • Pagesat regjistrohen te fatura dhe në ditar me një veprim.
Banka dhe arka

Kuponi fiskal nga aplikacioni (SEF)

Sipas Udhëzimit Administrativ 01/2026, kuponi fiskal mund të lëshohet nga një softuer elektronik fiskal, pa arkë fizike. Portofol e lëshon nga fatura: e nënshkruan me certifikatën e ATK-së, e raporton në kohë reale dhe printon kuponin me kodin QR.

  • Regjistrimi te ATK nga aplikacioni: numri i fiskalizimit nga EDI, njësia, POS-i; certifikata lëshohet nga ATK.
  • Kuponi 80 mm sipas shembujve të ATK-së: artikujt me shkronjën e TVSH-së, totalet sipas normës, NUIKF, numri ditor, kodi QR, logoja RKS/MF.
  • Anulimi me kupon anulimi që i referohet origjinalit; offline kur s'ka internet, ridërgim kur kthehet.
  • Protokolli i ATK-së: protobuf, nënshkrim ECDSA P-256, HTTPS. Ambienti test dhe prodhim. Certifikimi i SEF-it nga ATK në proces.
Fatura me kupon fiskal dhe kod QR

Pasqyrat sipas SNRF, raportet dhe afatet

Pasqyra e të ardhurave, pasqyra e pozicionit financiar dhe rrjedha e parasë në formatin e Standardit të Kontabilitetit të Kosovës dhe SNRF për NVM, me kolonën krahasuese, për çfarëdo periudhe që zgjedh: muaj, tremujor, vit ose dy data të lira. Deklarata CD e përgatitur nga ditari. Gjithçka shkarkohet si Excel.

  • WM 15 · TV 20 · WR 15 · QL/IL 15 pas tremujorit · CD/PD 31 mars, me njoftim me email disa ditë para dhe në ditën e afatit.
  • Kontrollet: rregulla nga ligji që të paralajmërojnë kur bën gabim: TVSH pa regjistrim, pragu 30.000 €, faturë pa NUI, TVSH e zbritshme pa numër TVSH-je, pagë nën minimale, qira pa tatim në burim, numërim me ndërprerje. Çdo vërejtje citon nenin.
  • Asetet me zhvlerësim linear mujor që regjistrohet vetë; regjistri importohet nga Excel.
  • Ditari dhe libri i madh me planin kontabël të Kosovës, klasat 0–9.
Raportet

Kontabilisti: shkruaji, ai e bën

Një buton në çdo faqe. I shkruan si një kolegu: „krijo një faturë për Visar Berisha, 500 euro me TVSH", „bëj një pro-faturë për Feka Home", „prodho librat e shtatorit", „përgatit WM-në e tetorit", „kur është afati i TV-së". Ai e gjen klientin, e bën veprimin në aplikacion dhe të tregon kartën me rezultatin. Pyetjet e ligjit i përgjigjet me nenin; jashtë kontabilitetit dhe tatimeve nuk flet.

  • Veprimet: faturë, pro-faturë, librat e ATK-së, deklaratë (TV, WM, WR, QL, IL, CD, PD), hapja e faqeve.
  • Të dhënat: sheh vetëm atë që i kthen veprimi, me të drejtat e llogarisë tënde; asgjë nuk përdoret për trajnim.
  • Kufiri: 50 mesazhe në muaj falas, 2.000 në Pro, 6.000 në Zyrë e madhe. Bisedat ruhen.
Kontabilisti

Faqja e klientit

Çdo klient ka faqen e vet: NUI, numri fiskal, numri i TVSH-së, punëtorët; Deklarim i ri dhe Hyr në ATK me një klik. Konfigurimi WM me ngarkimin e listës së punëtorëve dhe kutitë e parazgjedhura (deklaro me zero, pagat me zero, kontribut vullnetar), konfigurimi WR për qiranë. Poshtë, historiku i deklarimeve dhe librat e prodhuar, me shkarkim dhe shënimin si të dorëzuara.

Faqja e klientit me konfigurimin WM dhe WR

Vula dhe nënshkrimi, në çdo faturë

Ngarko një foto, fotografo me telefon përmes kodit QR, skano me kamerë ose vizato nënshkrimin me maus. Letra hiqet vetë dhe mbetet vetëm boja; nëse i ke të dyja në një fletë, ndahen vetë në vulë dhe nënshkrim. Asgjë nuk mbetet në telefon.

  • Bankat e zyrës: lista jote, shtohet dhe ndryshohet; fusha e bankës te klienti i sugjeron.
  • Njoftimet me email disa ditë para çdo afati, për të gjithë klientët e zyrës.
  • Dalja automatike pas pushimit, që llogaria të mos mbetet hapur.
Cilësimet: vula dhe nënshkrimi

Për zyrat e kontabilitetit

Bërë për atë që mban shumë kompani.

Çdo kompani ka librat, partnerët, punëtorët dhe afatet e veta. Zyra i sheh të gjitha nga një llogari dhe kalon nga njëra te tjetra me një klik.

∞

Kompani pa kufi

Paguan për zyrën, jo për kompani. Shto kompaninë e re në dy minuta, me planin kontabël gati.

1

Një pamje mbi të gjitha

Paneli i çdo kompanie tregon çfarë pret: arkëtime të vonuara, TVSH për pagesë, afati i radhës.

0

Zero qasje nga jashtë

Të dhënat e çdo zyre ndahen në nivel rreshti në bazën e të dhënave. Askush jashtë zyrës nuk i sheh, as ne.

Provo me një kompani sot.

Falas për dy kompani. Pa kartë.