Shumicë dhe distribucion
Agjenti te klienti, porosia në depo, fatura në libra
Agjenti sheh borxhin e klientit para se të hyjë në dyqan, merr porosinë nga telefoni me stokun real, lëshon faturën me serinë e vet dhe regjistron pagesën. Pa sinjal? Gjithçka ruhet dhe dërgohet vetë.
Një ditë pune
Kështu kalon dita me Portofol.
- Mëngjes
Klientët me borxhin e secilit
Lista e klientëve të agjentit me gjendjen, faturat e hapura dhe pagesat e fundit; kufiri i borxhit paralajmëron para porosisë.
- Gjatë ditës
Porosi me stokun në kohë reale
Artikujt me çmimin e klientit dhe sasinë në depo; porosia shkon te depoja për ngarkim dhe bëhet faturë me një prekje.
- Pasdite
Fatura dhe pagesa në vend
Fatura me serinë e agjentit (A1-2026-…) me email ose WhatsApp; pagesa shpërndahet te faturat më të vjetra, kesh ose bankë.
- Fundi i muajit
Punon pa internet
Porositë, faturat dhe pagesat ruhen në telefon dhe dërgohen vetë sapo kthehet sinjali. Raporti i ditës për çdo agjent.
Si fillon, në tre hapa
- Ngarko artikujt dhe klientëtNga Excel: artikujt me çmimet e shumicës, klientët me NUI dhe kufirin e borxhit; cakto agjentët dhe zonat.
- Agjentët me telefonin e vetagjenti.portofol.app vendoset si aplikacion; secili sheh vetëm klientët e vet.
- Depoja dhe zyra shohin gjithçkaPorositë për ngarkim, faturat në libra, borxhet në kohë reale; librat e TVSH-së gati për EDI.
Provo me biznesin tënd, sot.
Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.