Ndërtimi dhe instalimet

Situacionet, blerjet dhe pagat e ndërtimit, në një libër

Situacioni i punëve të kryera bëhet faturë me TVSH, faturat e materialit hyjnë nga PDF, pagat e punëtorëve llogariten me Trust dhe tatim, dhe makineritë zhvlerësohen vetë. Kontabilisti sheh gjithçka në çast.

Një ditë pune

Kështu kalon dita me Portofol.

  1. Mëngjes

    Situacionet si fatura me faza

    Çdo projekt ka kontratën dhe situacionet e veta; secila bëhet faturë me TVSH ose ngarkesë të kundërt, dhe sheh sa mbeti për t’u faturuar.

  2. Gjatë ditës

    Faturat e materialit nga PDF

    Ngarko faturën e furnitorit, rreshtat lexohen, TVSH-ja e zbritshme ndahet sipas normës; libri i blerjes mbushet vetë.

  3. Pasdite

    Pagat me Trust dhe tatim

    Punëtorët me kontratë, orët shtesë, Trusti 5 % + 5 %, shkallët e tatimit, WM-ja deri më 15: gjithçka e llogaritur dhe e gatshme.

  4. Fundi i muajit

    Makineritë si asete

    Ekskavatori, kamioni, skelet: kosto, zhvlerësimi sipas Ligjit 06/L-105, vlera kontabël, shitja me faturë.

Si fillon, në tre hapa

  1. Hap projektinKlienti, kontrata, vlera; situacionet shtohen si faza me përqindje ose shumë.
  2. Blerjet nga PDF, pagat nga listaFaturat e furnitorëve ngarkohen, punëtorët futen një herë me pagën bruto.
  3. Deklarimet dalin vetëTV, WM, QL dhe librat e ATK-së nga të dhënat; afatet të njoftohen me email.

Provo me biznesin tënd, sot.

Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.