Sallone bukurie, berberë, spa

Fiskalizim i thjeshtë për sallone bukurie dhe berberë

Kuponi fiskal del nga telefoni që e ke në xhep: zgjedh shërbimin, punëtorin dhe mënyrën e pagesës, printeri i vogël e shtyp me QR. Në fund të ditës sheh sa bëri secili.

Një ditë pune

Kështu kalon dita me Portofol.

  1. Mëngjes

    Kuponi nga telefoni

    Shërbimet janë artikuj me çmim fiks; dy prekje dhe kuponi fiskal del i nënshkruar, me QR, te printeri Bluetooth ose USB.

  2. Gjatë ditës

    Shitjet për çdo punëtor

    Çdo kupon mban punëtorin që e kreu shërbimin; raporti i ditës dhe i muajit tregon shitjet e secilit për përqindjen.

  3. Pasdite

    Produktet në stok

    Shampot, ngjyrat dhe vajrat mbahen në stok veç nga shërbimet; blerjet nga furnitori hyjnë nga fatura.

  4. Fundi i muajit

    Pa arkë fiskale, pa teknik

    Punon në çdo telefon ose tablet. Ndryshon çmimin vetë, në vend, pa thirrur askënd.

Si fillon, në tre hapa

  1. Shkruaj shërbimetPrerje, ngjyrosje, manikyr: emri, çmimi, norma e TVSH-së. Shto punëtorët me PIN-in e secilit.
  2. Lidh printerin e vogëlPrinteri termik 58 ose 80 mm, Bluetooth ose USB; kuponi printohet nga dialogu i shfletuesit, pa driver.
  3. Shit nga telefoniKuponi te ATK me çdo shërbim; raporti i ditës në mbrëmje, për çdo punëtor.

Provo me biznesin tënd, sot.

Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.