Dyqane dhe butikë
Arkë fiskale për dyqane dhe butikë, me kthime pa dhimbje koke
Shet nga tableti, lësho kuponin fiskal me QR, bëj kthimin me kupon kthimi që i referohet origjinalit dhe mbaj stokun për çdo madhësi dhe ngjyrë. Dy dyqane? E njëjta llogari, dy arka.
Një ditë pune
Kështu kalon dita me Portofol.
- Mëngjes
Variantet: madhësi, ngjyrë, model
Një artikull, shumë variante, secili me barkodin dhe stokun e vet. Në banak zgjedh numrin me një prekje.
- Gjatë ditës
Kthim dhe anulim sipas protokollit
Kuponi i kthimit i referohet origjinalit, malli kthehet në stok dhe librat përditësohen; anulimi mban arsyen, siç e kërkon UA 01/2026.
- Pasdite
Zbritje me rregulla
Zbritje në përqindje ose shumë, për artikull, grup ose gjithë shportën, me datë fillimi dhe mbarimi.
- Fundi i muajit
Disa dyqane, një stok i dukshëm
Çdo dyqan ka arkën e vet; pronari sheh shitjet dhe stokun e secilit nga telefoni.
Si fillon, në tre hapa
- Krijo artikujt me varianteShkruaj modelin një herë, shto madhësitë dhe ngjyrat; barkodet printohen nga aplikacioni ose përdoren ato të prodhuesit.
- Vendose në tablet ose telefonHap pos.portofol.app, "Shto në ekranin kryesor", kyçu me PIN-in e arkëtarit.
- Shit, ktheje, mbyll ditënKuponi fiskal me QR, kthimi me kupon kthimi, raporti i ditës me keshin dhe kartelat.
Provo me biznesin tënd, sot.
Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.